Flash News

KRYESORE

Ish-Shefi i Shtabit zbulon skandalin brenda grupit negociator: Artur Meçollari u denoncua nga Ylber Dogjanin

Ish-Shefi i Shtabit zbulon skandalin brenda grupit negociator: Artur

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, sot deputet i Partisë Demokratike, ka folur për çështjen e Artur Meçollarit, ushtaraku i përfshirë në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe që është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha si spiun i grekëve.

Gjunkshi ka zbuluar se informacioni për Meçollarin, që solli më pas shkarkimin e tij nga ushtria, është sjellë nga Ylber Dogjani, në atë kohë në krye të Qendrës Personal-Rekurimit. Por ironia qëndron në faktin se Dogjani kryeson sot grupin e negociatorëve ku ndodhet edhe Meçollari.

“Ai gjatë përballjes për t’u graduar me gradën e Gjeneralit në dosjen e tij personale u gjetën dokumenta kompromentuese, që nuk e lejonin që të avanconte më përpara. Për këtë ka informacionin shumë të qartë komandanti i Forcës Detare, Ylber Dogjani, i cili në atë kohë kishte detyrën e Komandantit të Qendrës Personel-Rekrutimit dhe ka sjellë vetë dokumentacionin për të”, deklaroi Gjunkshi.

Gjunkshi u shpreh kundër përfshirjes së Meçollarit në grupin e negociatorëve të Shqipërisë.

“Për mua është e prerë jo, për këta që janë në pushtet që e rikthyen dhe po e mbajnë, le të vazhdojnë me të”, deklaroi deputeti demokrat.

Të fundit