Flash News

KRYESORE

Ish-shoferi i hedh granatën në zyrë, plagoset kryebashkiaku i Lushnjes bashkë me sekretaren

Ish-shoferi i hedh granatën në zyrë, plagoset kryebashkiaku i

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në ambientet e bashkisë së Lushnjes.

Kreu i bashkisë, Fatos Tushe është plagosur bashkë me sekretaren, pasi ish-shoferi i tij i ka hedhur në zyrë një granatë dore.

Pas ngjarjes, policia ka dhënë detajet e para të ngjarjes, ku sqaron se: Rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit”.

Të fundit