Flash News

KRYESORE

Ish-shoku i ekipit kritikon Milanin: Ibra nuk mund të jetë shpëtimtari!

Ish-shoku i ekipit kritikon Milanin: Ibra nuk mund të jetë

Kalimi i Zlatan Ibrahimovicit te Milani ka shkaktuar bujë të madhe në merkato. Sulmuesi 38-vjeçar është pritur si shpëtimtar, por ish-shoku i tij i ekipit, Urby Emanuelson, e konsideron të gabuar diçka të tillë. Ai mendon se Ibra ishte i rëndësishëm në kohën kur luante ai, por jo për vitin 2020.

“Duket që Milani mendon sikur ka blerë 25-vjeçarin Ibrahimoviç. Unë sigurisht do ta ndjek me shumë interes. Milani nuk është aty ku duhet të jetë. Zlatan duhet të japë impulse të reja dhe të ngrejë nivelin e të tjerëve”.

“Ai ishte një lojtar vendimtar për Milanin tim. Përveç asaj që mund të japë në fushë, karakteri i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën e sotme. Suedezi i shtyn bashkëlojtarët deri në kufi të limiteve, madje edhe gjatë stërvitjes”.

Të fundit