Flash News

KRYESORE

Ish-sulmuesi shkodran për emisionet sportive në Shqipëri: Po i injektoni sëmundje brezit të ri

Ish-sulmuesi shkodran për emisionet sportive në Shqipëri: Po i

Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Edi Martini, ka bërë një status në rrjetet socialë duke thënë se emisionet sportive në ekranet shqiptare po i injektojnë sëmundjen e basteve brezit të ri. Sipas Martinit, kjo është e pafalshme që madje dhe RTSH që paguhet me taksat e popullit po e bën këtë gjë.

"Po shikoj Kampionatin Botëror me shume kënaqësi dhe ajo qe me bën përshtypje në të gjithë kanalet shqiptare është publiciteti i pa fund që i bëhet pikave të basteve. E pra po ju them se po injektoni në brezin e ri sëmundjen e shekullit. Mos harroni se ndeshjet i shikojnë edhe fëmijët e vegjël që kanë kënaqësinë e topit të futbollit dhe ajo që është e pafalshme është që edhe RTSH që është një kanal që paguhet nga taksat e popullit po injekton një sëmundje tek brezi i ri. Qofsha i gabuar por më duket se leku po ju errëson sytë dhe zemrën o të pa shpirt"- shkruan ish-sulmuesi shkodran.

Të fundit