Flash News

KRYESORE

Ish trajneri i Partizanit, Skënder Gega sqaron zërat e transferimit në Kosovë

Ish trajneri i Partizanit, Skënder Gega sqaron zërat e transferimit

Në media u shkruajt se e ardhmja e Skënder Gegës do të ishte në Kosovë me klubin e Prishtinës. Por gjithçka rezultoi se ishte një lajm i pavërtetë, kur klubi kryeqytetas zyrtarizoi edhe për sezonin tjetër trajnerin Mirel Josa.

“Jam me pushime dhe lexova për interesimet e klubeve në Kosovë, por nuk janë të vërteta. Nuk jam në negociata me asnjë klub!", tha Gega për Telesport.

Lajmi për kalimin e Gegës ngjalli shumë interes në mediat sportive shqiptare dhe ato të Kosovës, sa detyroi klubin e PRishtinës të sqaronte situatën.

“Mirel Josa, së bashku me shtabin teknik po kryejnë punën e tyre të duhur. E konfirmojmë edhe njëherë, për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme. Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina.

Na vjen keq që mbase dikush, nëpërmjet medieve të ndryshme, po provon të trazojë ujërat, por kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale, janë duke zhvilluar stërvitjet e duhura në fazën përgatitore të Pejës për ndeshjet e rëndësishme në “Europa League”.

Të fundit