Flash News

KRYESORE

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, pëson hemoragji celebrale

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, pëson hemoragji celebrale

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ditën e djeshme është shtruar me urgjencë në spital pas një hemoragjie celebrale.

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i United, i cili është shprehur se 76-vjeçari i është nënshtruar menjëherë operacionit.

“Operacioni shkoi shumë mirë dhe tashmë ai ka nevojë për një periudhë përkujdesje nga mjekët dhe pushimi për t’u shëruar plotësisht”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se Ferguson u tërhoq nga roli i trajnerit tek Manchester United në maj të vitit 2013, pas 26 vitesh në këtë post dhe 38 trofeve të fituar mes titujve dhe kupave në Angli dhe Europë.

Falë këtyre trofeve, ai renditet në majën e trajnerëve më të suksesshëm të të gjitha sportve në Britaninë e Madhe.

Të fundit