Flash News

KRYESORE

Ish-trajneri i Realit: Messi nuk është njerëzor dhe për këtë arsye FIFA nuk duhet ta lejojë që të luajë

Ish-trajneri i Realit: Messi nuk është njerëzor dhe për

Trajneri i kombëtares së futbollit të Iranit, Carlos Queiroz, ka deklaruar se Messi nuk është njerëzor dhe për këtë arsye FIFA nuk duhet ta lejojë që të luajë futboll.

Sipas ‘fifa.com’ portugezi u shpreh duke thënë: “Gjithmonë them se Messi është i jashtëzakonshëm, nuk është njerëzor. Derisa të provohet që është njeri, mendoj se FIFA nuk duhet ta lejojë të luajë.

Queiroz do të përballet me Portugalinë e tij në fazën e grupeve të Botërorit dhe ish-trajneri i Manchester United dhe Real Madrid thotë se do të jetë një përballje e veçantë.

“Do të kem kundërshtar Cristiano Ronaldon, më të mirin në botë. Por, në skuadër kam ‘Ronaldot’ e mi që janë Jahan Bakhsh, Reza Goochannejad, Ali Karimi. Falë tyre besoj se do e kalojmë grupin”, deklaroi portugezi.

Irani do të përballet me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun në grupin B të Botërorit.

Të fundit