Flash News

KRYESORE

Ish-zëdhënsja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, kundër politikës: Politika i ka përçarë artistët

Ish-zëdhënsja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha,

Aktorja Anlia Bisha, për disa vitesh, ka qenë edhe zëdhënëse e Bashkisë së Tiranës, gjatë mandatit të Lulzim Bashës, por sipas saj, edhe për të fituar projekte artistike duhet të jesh me atë forcë politike që është në pushtet, gjë e cila prej vitesh vazhdon: “Mendoj se sot mungon një vëmendje e gjithë politikës për teatrin. Arti po vjen çdo vit duke degraduar, ka thënë Bisha gjatë një interviste në media. Nuk do t’ia dijë më njeri për art në këtë vend. Arti në vend po shkatërrohet. Politika e çdo krahu ka përçarë artistët. Nëse je kundër asaj partie, që është në fuqi shihesh si delja e zezë. Nuk ke projekte, nuk ke punë. Këtë e them për të dyja krahët e politikës në vend. Kjo është fatkeqësi. Arti nuk duhet të ketë lidhje me politikën në vend. Ajo që duhet të bëjë politika është që ta mbështesë dhe ta përkrahë artin, përndryshe si do të ecë para ky vend?! A kemi mundësi të bëjmë sa më shumë salla teatri. Por kjo nuk do të thotë të prishim Teatrin Kombëtar.

Unë si aktore jam e zhgënjyer me atë që po ndodh në teatër. E theksoj nuk po them për këto tre vite, kështu ka qenë prej vitesh në teatër. Secili që vjen thotë do bëj shumë, por vijon e njëjta situatë. Unë si aktore nuk shikoj përmirësim nga ato vite që kanë qenë më parë në teatër, vijojnë problemet po njëlloj. Para viteve 90 futeshin në punë 40 aktorë që punonin pa frikë gjatë gjithë kohës. Me shfaqjet ishte mirë kur filloi dublimi i roleve, por sërish kjo është hequr. Unë e kam provuar vetë dhe dublimi është gjë e mirë. Nuk e shikoj si gjë të keqe. Njerëzit duhet të punojnë. Publiku nuk ka munguar në teatër dhe kjo është pozitive, por duhet të ketë më shumë vëmendje. Unë jam shumë e zhgënjyer, funksionojnë gjërat keq në Shqipëri”.

Me një karrierë që nisi vite më parë Anila Bisha një ndër aktoret më të njohura nga publiku shqiptar. Në të gjitha rolet e saj në teatër apo dhe në fushën e kinematografisë ajo është vlerësuar për atë çfarë ka sjellë para publikut.

Edhe pse aktorja Anila Bisha sot është kundër politikës, ajo vetë ka qenë pjesë dhe ka përfituar prej saj, sikurse bashkëshorti, regjisori Besnik Bisha, i ulur pak vite më parë në karrigen e deputetit të Parlamentit Shqiptar, nga Partisë Republikane.

 

Të fundit