Flash News

KRYESORE

Ish-zëvendës ministri i Arsimit: Jetojmë në një shtet WhatsApp-i, u emërova pa kontratë pune

Ish-zëvendës ministri i Arsimit: Jetojmë në një shtet

Në një intervistë në “Ftesë në 5”, ish- zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka është shprehur se është emëruar zv/ministër pa një kontratë pune dhe se askush nuk i ka verifikuar diplomat e tij.

Ai ironizon duke thënë se çdokush mund të plotësojë një CV sipas dëshirës dhe mund të bëhet ministër, dhe pse jo kryeministër.

“Ne jetojmë në një shtet WhatsApp-i! Unë u emërova zv/ministër pa një kontratë pune! Këtu vetëm flitet, shkëmbehen mesazhe, por nuk dokumentohet! Unë dorëzova një CV, por në asnjë moment nuk u verifikuan diplomat e mia. Ti mund të plotësosh një CV sipas dëshirës dhe mund të bëhesh ministër, dhe pse jo kryeministër”, shprehet Muka.

Të fundit