Flash News

KRYESORE

Ish zv.kryeministrja e Kosovës: Rama qëndrim djallëzor për ndryshimin e kufijve

Ish zv.kryeministrja e Kosovës: Rama qëndrim djallëzor për

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri i ka kërkuar sërish kryeministrit Rama të mbajë një qëndrim çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur në ABC Neës, Tahiri vlerësoi deklaratat e ish-ministrit Bushati, kundër ndryshimit të kufijve, duke shtuar madje se kjo ishte arsyeja pse ai u shkarkua nga Rama.

 “Në fak jam prononcuar dhe kam dhënë mbështetjen time për një qëndrim kombëtar që ka mbajt Meta. Qëndrimi i Ramës në këtë rast ishte djallëzor. Nuk është problemi tek individi por problemi është tek vetë zoti Rama sepse ai dhe zoti Thaçi në Kosovë kanë hyrë në këto lorëja të ndryshimit të kufijve.

Por ai ka rastin të dalë dhe të deklarohet se është kundër ndryshimit të kufijve. Shqipëria është prononcua, edhe Meta, PD dhe Berisha, por edhe Ditmir Bushati jo vetëm që ishte i qarët dhe humbi vendin e punës si ministër për këtë punë që u deklarua kundër ndryshimit të kufijme. Rama të dalë publikisht kundër ndryshimt të kufijëve të Kosovës. Ne shqiptarët gjithominë kemi qenë të cunguar. Ne nuk jemi në atë pozitë që të protësojmë axhendat serbo- ruse”, deklaroi Tahiri.

Vetë Rama nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtarë për këtë çështje, në një kohë që këshilltari i tij për rajonin, Shkëlzen Maliqi ka tha në një interivsite për mediat në Kosovë se kritikët e ndryshimit të kufijve flasin pa fakte.

Të fundit