Flash News

KRYESORE

Ish-zv. kryeministrja padit në gjykatë Ramën, tregon arsyen

Ish-zv. kryeministrja padit në gjykatë Ramën, tregon arsyen

Ish-zv. kryeministrja teknike, Ledina Mandia, e emëruar në detyrë pas marrëveshjes së bërë nga Rama dhe Basha, para zgjedhjeve të shkuara, ka paditur në gjykatë qeverinë shqiptare.

Ajo për disa muaj, në kohën e plotësimit të kabinetit ‘Rama’ me ministrat teknikë të zgjedhur nga PD-ja, ishte zëvendësja e Ramës në qeveri.

Mandia kërkon në padinë e bërë që të rikthehet sërish në detyrën si Avokate e Përgjithshme e Shtetit.

Ajo u lirua nga detyra me urdhrin 156, datë 7 tetor 2013. Pas kësaj, ajo iu drejtuar gjykatës, duke kërkuar anulimin e urdhrit dhe përfitimin e pagave.

 

Të fundit