Flash News

KRYESORE

Ish zv.ministri i Arsimit publikon videon: Pse Rama dhe Shahini kanë frikë t’i përgjigjen pyetjes së studentes

Ish zv.ministri i Arsimit publikon videon: Pse Rama dhe Shahini kanë

Ish zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka publikuar një video në Facebook dhe shprehet se ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe kryeministri Edi Rama kanë frikë t’i përgjigjen pyetjes mbi plagjiaturat, një çështje e ngritur me të drejtë nga studentja e UP.

Muka shton se çdo ministër Arsimi në botë e dënon kopjen, plagjiaturën dhe çdo shkelje tjetër që cënon integritetin akademik, por jo Ministri Shqiptar i Arsimit

“Ministrja e Arsimit dhe KM kanë frikë t’i përgjigjen pyetjes mbi plagjiaturat, një çështje e ngritur me të drejtë nga studentja e UP! Heshtja tregon frikë dhe mungesë vullneti për të trajtuar çështjen e plagjiaturës që është një ndër elementët kyç të pastrimit të universiteteve nga militantët! Çdo Ministër Arsimi në botë e dënon kopjen, plagjiaturën dhe çdo shkelje tjetër që cënon integritetin akademik, por jo Ministri Shqiptar i Arsimit! TURP!

Një tjetër gjë që bie ne sy në këtë takim të sotëm është edhe inteligjenca e lartë dhe arsyetimi i mprehtë i të rinjve shqiptarë, por përballë kanë drejtues me inteligjencë të ulët dhe arsyetim të dobët që mbyt potencialet e tyre”, shkruan Muka krahas videos.

https://www.facebook.com/822964028094910/videos/2080144598945150/

Të fundit