Flash News

KRYESORE

Ish zv/ministri i Arsimit: Veliaj dhe PS mund të përdorin të dhënat e studentëve për qëllime politike

Ish zv/ministri i Arsimit: Veliaj dhe PS mund të përdorin të

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka ka publikuar në rrjetin social Facebook një kartë studenti ku vihet re logoja e Bashkisë së Tiranës.

Muka shprehet se nuk ka vend në botë që në kartën e studentit të figurojë logoja e Bahkisë dhe jo e Universitetit. Ai thekson se prodhimi dhe shpërndarja e kartës së studentit i jep Erion Veliajt dhe PS-së akses te të dhënat e studentëve, të cilat ata mund t’i përdorin për qëllime politike dhe për fushata.

“Shqipëria mund të jetë shteti i parë në botë që në kartën e studentit ka logon e Bashkisë dhe jo të Universitetit. Prodhimi dhe shpërndarja e kartës së studentit i jep Erion Veliajt dhe PS-së akses te të dhënat e studentëve, të cilat ata mund t’i përdorin për qëllime politike dhe për fushata. Universitetet shqiptare sot janë në rrezik më shumë se kurrë”, shkruan Muka.

Të fundit