All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ish-zv.ministri i Haradinaj përfshihet në një skandal seksual, e denoncojën prindërit e një 17-vjeçareje

Ish-zv.ministri i Haradinaj përfshihet në një skandal seksual, e
All - Paragraf - 1

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq dyshohet se është përfshirë në një skandal seksual.

All - Paragraf - 3

Indeksonline mëson se Baliq, i cili për një kohë të shkurtër ushtroi edhe postin e zëvendësministrit në Qeverinë “Haradinaj”, ka abuzuar me një vajzë të mitur. Dyshohet se politikani 60-vjeçar ka abuzuar seksualisht me 17 vjeçaren, pjesë e komunitetit boshnjak, Selma M.

Ky rast është denoncuar nga vetë prindërit e vajzës. Menjëherë, organet e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin dhe më pas është liruar, për të nisur procedim ndaj tij në gjendje të lirë.

Ai ishte deputetë në legjislaturën e tretë (2007 -2010). Po ashtu, Baliq ishte edhe ministër i Shëndetësisë në vitin 2003. Kryeministri i atëhershëm, Bajram Rexhepi  e shkarkoi.

Po ashtu, së fundmi Numan Baliq nuk arriti të ushtrojë as detyrën e zv.ministrit për më shumë se 30 ditë në qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Shkarkimi i tij vjen si rezultat i marrëveshjes politike që ekziston me partinë nga Komuniteti i të cilës vjen z.Baliq”, u konfirmua nga zyra e Haradinaj më 23 dhjetor kur e shkarkoi.

Të fundit