Flash News

KRYESORE

Ish-zv/ministri Muka i bashkohet protestës: Diaspora është me ju. Siguroni të ardhmen tuaj

Ish-zv/ministri Muka i bashkohet protestës: Diaspora është me ju.

Studiuesi Taulant Muka i është bashkuar sot protestës së studentëve përballë Ministrisë së Arsimit. Ish-zv/ministri i Arsimit, që dha dorëheqjen vetem dy javë pas emërimit, kërkoi nga studentët që të mos tërhiqen nga protesta sepse vetëm në këtë mënyrë do të sigurojnë të ardhmen e tyre.

A theksoi se e gjithë diaspora intelektuale shqiptare është me studentët, ndërkohë që u propozoi protestuesve të kërkojnë edhe rishikimin e titujve akademikë.

“Jeni e ardhmja e Shqipërisë. Kur u shikoja dje u emocionave shumë, e lashë punën atje për t’ju bashkuar juve. Jo politikë. Arritja më e madhe që Shqipëria ka bërë në këto tre vite, jeni ju, forca më e madhe e Shqipërisë, forca më e madhe kombit tonë. Dua t’ju përshëndes dhe dëshiroj të shtoni një kërkesë. Në auditorët tuaj ka kriminelë, ka pedagogë që nuk kanë diploma, duhet të kërkoni komision për rishikim të titujve akademikë sepse vetëm këshu mund të siguroni të ardhmen ju. Diaspora jashtë është me ju”, theksoi Muka.

Protestës së sotme u janë bashkuar me dhjetëra pedagogë të universiteteve të Tiranës, shumë prindër dhe qytetarë të zakonshëm.

Pas akuzave ndaj FRESSH, studentët denoncojnë edhe FRPD-në: Po përpiqen të na përçajnë

Robert Aliaj i bashkohet protestës së studentëve bashkë me të bijën: Qëndroni të pastër, mbani larg politikën

Të fundit