Flash News

KRYESORE

Ish-zv.ministrja e Ramës ironizon Ahmetajn: Paska rënë tërmet? Mos u trembni, vjen tigri

Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave në qeverinë “Rama 1” nuk i ka kursyer dozat e ironisë ndaj Armen Ahmetajt, ministër për Rindërtimin, pas lëkundjeve të mbrëmshme me magnitudë 3.7 të shkallës rihter në Thumanë, por që janë ndjerë edhe në Tiranë e Durrës.

“Paska rënë tërmet, mos u trembni! Vjen tigri”, shkruan Beqiraj në profilin e saj në rrjetet sociale.

Ahmetaj është etiketuar vazhdimisht si “tigri” i Ramës, sidomos në meme përmes rrjeteve sociale.

Pasi Rama e emëroi ministrin që do të menaxhonte paratë për tërmetin, tani Ahmetaj menaxhon edhe alokimin e fondeve të coronavirusit.

Të fundit