Flash News

KRYESORE

Ish zv/ministrja këshillon Ramën të mos hyjë në zgjedhje pa opozitën: Faturën politike do e paguash ti

Ish zv/ministrja këshillon Ramën të mos hyjë në

Ish/zëvëndës ministrja e Financave, Irena Beqiraj në emisionin “Tempora” deklaroi se nëse zgjedhjet zhvillohen do të jetë një hap mbrapa dhe kryeminsitri Rama do humbasë pikë në zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, ajo nuk beson zgjedhjet pa opozitën do ta rikthenin vendin në diktaturë, pasi mediat janë të pranishme kudo.

“Nëse në datën 30 do të zhvillohet procesi do të ketë votime, nuk do të kemi zgjedhje kështu që do të jetë një hap mbrapa, por që nuk do mund të ktheje dot vendin tonë në një dikaturë sepse mediat e bëjën diktaturën të pamundur dhe demokracionë të padurueshme. Kam përshtypjen se ato zgjedhje do të kontestohenshumë shpejt dhe Rama do të humbasë shumë pikë për zghjet që do të vijnë, pas 2 vitesh. Unë shpresoj që pa apo me zgjedhjet e 30 qershorit, 1 korriku të na gjejë tek të dy liderat me një reflektim për të bërë hapa dhe për tu takuar në mes të rrugës”, deklaroi ajo.

Në fund, Beqiraj e quajti të paprecedentë vendimin e opozitës për djegien e mandateve, mirëpo shtoi se faj për situatën politikë ka edhe mazhoranca.”Është momenti për një reflektim të thellë”, deklaroi ajo.

Të fundit