Flash News

KRYESORE

Ish-zv/ministri i Ramës kritika deputetes Bregu: Thellohu Majlinda, mendohu, lexo, mëso

Ish-zv/ministri i Ramës kritika deputetes Bregu: Thellohu Majlinda,

Ish-zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila ka kritikuar deputeten demokrate, Majlinda Bregu, për termin e përdorur ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në media është raportuar se Bregu ka akuzuar Bashën se po bën “genocid ndaj PD-së”, dhe Hila ka nxituar të sqarojë termin. Ai kërkon nga deputetja që të mendohet, të lexojë dhe të mësojë përpara se të flasë, për faktin se ka qenë gazetare dhe ish-ministre. 

Reagimi i Dritan Hilës:

Minimalisht kur perdor nje fjale, mesoi kuptimin Majlinde. Ja ç'thote Konventa e OKB mbi genoncidin:

Nje akt i bere me synim te shkaterroje teresisht ose pjeserisht nje komb, etni, race ose besimtare te nje feje.

Ke qene edhe gazetare Majlinda. Ndaj kur flet mendohu; lexo; meso. Thellohu Majlinda se ne nga ju presim drite. Ke qene ministre e integrimit per gjashte vjet Majlinde. Si ka mundesi nuk di kuptimin e nje fjale kaq te perdorur? Mos i turpero demokratet. Lere Ladin e socialisteve te thote xhevahire.

Genoncidi ka nje kuptim preciz dhe nuk hyn ketu. Perndryshe çdo te thoshin armenet, hebrenjte, kosovaret, etj etj.

Të fundit