Flash News

KRYESORE

Ish-zv/ministrja e Jashtme flet për takimin e mbajtur sekret: Rama, Thaçi dhe Vuçiç diskutuan në Davos ndarjen e Kosovës

Ish-zv/ministrja e Jashtme flet për takimin e mbajtur sekret: Rama,

Ish-zv/ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi ka deklaruar se në Forumin e Davos, i zhvilluar pak javë më parë, ka patur një takim trepalësh midis liderëve të Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë. Sipas Harxhit, Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama kanë diskutuar në takim mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve.

Ish-zv/ministrja është shprehur se kjo ide është diskutuar që në vitin 2016, gjatë takimit të Ramës në Beograd.

“Kjo çështje nuk ka nisur në Davos. Në Davos ka patur një takim trepalësh, e kam këtë informacion (Rama-Thaçi-Vuçiç). Gjithçka nis më 16 tetor të 2016, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. Në takimin që ka patur me Vuçiç, serbët kanë hapur tezën e ndarjes së Kosovës dhe zoti Rama ka diskutuar për një kohë të gjatë për mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe këmbimit të territoreve. Këtë unë e kam informacion të sigurt sepse kjo vjen nga delegacioni serb. Në 2016-n, kanë qenë diskutime të mbyllura, zoti Rama ka marrë pjesë në këto diskutime, unë nuk e di çfarë ka folur ai, por di që ka marrë pjesë dhe ka diskutuar për mundësinë e shkëmbimit të territoreve”, ka deklaruar Harxhi.

Të fundit