Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-zyrtari amerikan: Pse administrata Trump po ndihmon Rusinë dhe Serbinë në Kosovë?
James W. Pardew/ The Hill
Çilit interes të mundshëm amerikan i shërben diplomacia aktuale e administratës Trump që po destabilizon Kosovën, një vend i vogël dhe delikat pro amerikan në Ballkan, gjatë një pandemie globale? Dhe pse do ta bënte këtë ekipi Trump kur ShBA ndaloi Serbinë - me forcë - nga kryerja e genocidit në Kosovë në 1999?
Kjo është veçanërisht e habitshme pasi ShBA ishte lojtari kryesor në pavarësimin e Kosovës dhe që atëherë Kosova ka qenë vendi më pro-Amerikan në Europë. Megjithatë, diplomacia aktuale amerikane favorizon Serbinë, aleatin më të afërt të Rusisë në rajon.
I dërguari i Trump, Richard Grenell, e ka shtyrë Kosovën drejt pranimit të kërkesave serbe, si pjesë e një "negociimi" për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Grenell udhëheq përpjekjen e tanishme diplomatike të ShBA në Kosovë; ai mban gjithashtu postet e Ambasadorit amerikan në Gjermani dhe ushtrues i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Kjo është një gamë absurde detyrash për dikë me përvojë të kufizuar diplomatike dhe asnjë në inteligjencë.
Grenell shihet si një ambasador i dështuar në Gjermani, nëse marrim si standard marrëdhëniet bashkëpunuese me, ndoshta, aleatin më të rëndësishëm demokratik të Amerikës në Europë. Zyrtarët gjermanë mezi presin që Grenell të ikë prej aty.
Ambasadorja amerikane në OKB Susan Rice e quajti Grenell-in "një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë."
Serbia sot udhëhiqet nga Presidenti Aleksandar Vucic, një nacionalist serb që po përdor urrejtjen etnike si një mjet politik për të fituar mbështetjen politike lokale - ashtu siç bëri Sllobodan Millosheviç në vitet 1990. Sot, liderët serbë në Beograd vazhdojnë të nxisin ndarjen dhe armiqësinë në Bosnjë dhe Kosovë. Vladimir Putin është i lumtur që ndihmon Beogradin në çdo gjë që minon unitetin e Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara.
Ajo që Trump dhe Grenell janë duke bërë tani në Kosovë, është shmangie themelore nga politikat e suksesshme amerikane në rajon.
Një parim amerikan që solli paqe në rajon deri në vitin 2008 ishte koncepti që kufijtë ishin fiksë dhe se zgjidhjet politike duhet të gjenden brenda kufijve të kombeve të interesuara. Marrëveshja e Ohrit, që parandaloi luftën në Maqedoni, e thotë qartë se "nuk ka zgjidhje territoriale për çështjet etnike." Të drejtat, jo territori, janë zgjidhja për këto probleme.
Udhëheqja amerikane e një koalicioni të fortë partnerësh ndërkombëtarë përdorën diplomaci dhe forcë ushtarake për t'i dhënë fund gjenocidit serb në Bosnjë, për të ndaluar një katastrofë tjetër brutale humanitare në Kosovë dhe për të parandaluar një luftë civile në Maqedoni nga 1995 deri në 2008, pasi ish-Jugosllavia u shpërbë. Përpjekja, e udhëhequr nga amerikanët, në ish-Jugosllavi ishte një sukses i madh i politikës së jashtme të ShBA-ve në periudhën e hershme pas-Sovjetike.
Sot, Kosova është një vend sovran demokratik, i njohur nga 97 kombe. Por Serbia ka përdorur ndikimin e saj për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Si reagim, Kosova vendosi një tarifë 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në vend. Grenell është duke e shtyrë Kosovën të eliminojë tarifat për të zhbllokuar negociatat e ngecura.
Meqenëse sanksionet dhe tarifat ndërkombëtare janë politika e parapëlqyer e administratës Trump, kundërshtimi i Trump ndaj tarifave të ligjshme të importit të Kosovës si mjet politik është përtej ironisë.
Për të bërë presion ndaj Prishtinës për heqjen e embargos, ShBA-ja pezulloi ndihmën e aq shumë nevojitur për Kosovën. Disa zyrtarë në Uashington madje përmendën mundësinë e heqjes së kontigjentit të vogël të trupave amerikane në Kosovë që kanë qenë thelbësor për sigurinë e Ballkanit që nga viti 1999. Ky ishte faktor kryesor që bëri që qeveria e kryeministrit Albin Kurti të binte teksa COVID-19 përhapet në rajon. Kosova sundohet tani nga një qeveri e dobët kujdestare.
Grenell duket se preferon qëndrimin e politikanit të vjetër kosovar, Presidentit aktual Hashim Thaçi, i cili ka favorizuar një marrëveshje me Beogradin, madje edhe me shkëmbim tokash midis Kosovës dhe Beogradit.
Unë e këshillova Thaçin, në një bisedë personale në Uashington mbi një vit më parë, se marrëveshja për shkëmbim territoresh ishte një mashtrim serb pa rrugëdalje, dhe se ai nuk mund t'i besonte administratës Trump në asnjë negociatë me Beogradin. Ai i shpërfilli këshillat.
Shumë pyetje e rrethojnë misionin e Grenell në Kosovë. Pse dikush me përvojë kaq të kufizuar dhe me një portofol kaq të rëndësishëm kombëtar do të angazhohej në negociata midis dy kundërshtarëve të dobët në Ballkan? Pse Grenell po merr një qëndrim pro-serb në bisedime? Pse ShBA po destabilizon një vend pro-Amerikan në një kohë kaq të ndjeshme?
Diçka nuk shkon në këtë histori.
Si një i përkushtuar luftarak i Trump, Grenell thjesht mund të jetë i dëshpëruar për të kënaqur shefin.
Por kam frikë se ekziston diçka më shqetësuese, veçanërisht pasi jam thellësisht dyshues për marrëdhëniet e Trump me Vladimir Putin. Unë dyshoj - pa prova - që Putini i paraqiti Trump-it pikëpamjet e tij pro-serbe, theksoi se shqiptarët janë muslimanë dhe më pas i kërkoi Trump ndihmë në negociata.
Ashtu si me emërimet e tjera të konceptuara keq, Trump bëri shërbëtorin e tij besnik, Grenellin agresiv dhe antagonist, njeriun kyç në Kosovë. Kjo do të ishte një dhuratë e lehtë për Putinin që kënaqet tek shkakton telashe - të çfarëdo lloji - në Europë.
Të kesh një diplomaci ala Trump të angazhuar në ish-Jugosllavi është si të lësh një fëmijë dy-vjeçar me një qiri të ndezur të luajë në kashtë.
Misioni Grenell në Kosovë rrezikon destabilitetin e Ballkanit dhe nuk i shërben interesit kombëtar amerikan. Politika e tanishme e ShBA-së në Kosovën është minimalisht paaftësi diplomatike, dhe ndoshta keqpërdorim.
Ndërsa COVID-19 përmbyt Shtetet e Bashkuara dhe Europën, Grenell nuk duhet lënë të prishë punë në Ballkan, ku atij i mungojnë njohuritë, përvoja dhe aftësia diplomatike për të përmirësuar situatën.
Përkundrazi, ShBA duhet të promovojë një qeveri të qëndrueshme të Kosovës për të menaxhaur krizën shëndetësore. Marrëdhënia Kosovë-Serbi është një problem afatgjatë që meriton vëmendje serioze, profesionale diplomatike, dhe jo një politikë të njëanshme gjysmake, e cila favorizon interesat e Serbisë dhe Rusisë.
*James W. Pardew është ish-ambasador i SHBA në Bullgari dhe oficer karriere i shërbimeve sekrete të Ushtrisë. Ai ka shërbyer si zëvendës ndihmës Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe është autor i "Peacemakers: American Leadership and the End of Genocide in the Balkans”.
**Perkthimi dhe titulli jane te Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38