Flash News

KRYESORE

“Isha me paterica, Erion Veliaj më ngriti në këmbë”, Komenti i Metës ndaj këngëtarit: Mendoja se këto fuqi i kishte vetëm Jezusi

Deklaratës së këngëtarit Sherif Merdani që tha se ishte me paterica dhe Erion Veliaj e kishte ngritur në këmbë, i janë përgjigjur një ‘lumë’ komentesh ironike dhe memesh në rrjetet sociale.

“Isha me paterica. Erion Veliaj më ngriti në këmbë. Sot duhet të votojë çdo njeri që e do këtë vend”, tha Merdani.

Komenti më pikant ndaj deklaratës së këngëtarit ishte ai i Dom Gjergj Metës, i cili ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij në tëiter.

“Mendoja se këto fuqi i kishte vetëm Jezusi, por paskam gabuar…”, shkruan Meta.

 

Të fundit