Flash News

KRYESORE

"Isha në plazh, mora 5 telefonata", Ibra rrëfen si e hoqën nga Milani

"Isha në plazh, mora 5 telefonata", Ibra rrëfen si e

Zlatan Ibrahimovic duket se e ka marrë vendimin e tij. Ai do të transferohet te Milani në janar. Suedezit i mbaron kontrata në MLS amerikane dhe në një deklaratë të fundit ka shtuar spekulimet për rikthimin e tij në Milano.

38-vjeçari ka folur për suedezen GQ, ku ka theksuar se në vitin 2012 nuk donte të largohej nga Milani dhe të transferohej te PSG, por kështu ishin rrethanat. Ibra ishte pjesë e "Djallit" për dy sezone, me të cilin fitoi një kampionat e Superkupë Italie.

“Mendoj se Galliani ishte një drejtues fantastik dhe skuadra që kishim atëherë ishte super. Atij i thashë se nuk doja të largohesha dhe se ndjehesha mirë në atë ekip. Pastaj mora pesë telefonata radhazi. Isha në plazh dhe e kuptova se kishte ndodhur diçka. Mora menjëherë në telefon Raiolën dhe mora vesh se më kishin shitur te PSG", - ka deklaruar Ibra.

Uau, si është merkatoja!

Të fundit