Flash News

KRYESORE

“Isha nën presion për 6 vite me rradhë”, ky është reperi kosovar që dhunonte blogeren Zhaklin Lekatari

“Isha nën presion për 6 vite me rradhë”, ky

Zhaklin Lekatari, e cila njihet në opinion publik si blogerja e parë shqiptare që jep këshilla rreth marredhënieve seksuale ishte e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News.

Gjatë bisedës, Lekatari rrefeu se ideja e hapjes se blogut të saj, “Tabu”, lindi rreth 4-5 vite më parë kur jetonte në Kosovë dhe ishte në lidhje me një djalë, i cili e dhunonte vazhdimisht.

“Kam pasur edhe një marrëdhënie të dhunshme atje. Isha në një marrëdhënie me dikë që në atë kohë ishte partneri ime dhe në atë kohë marrëdhënia jonë ishte e dhunshme jo vetëm nga ana seksuale. Tjetri të dhunon edhe nga ana psikologjike. Tjetri ushtron dhunë tek ty edhe fizike, bën kërkesa që ti nuk mund ti përmbushësh ose pasigurinë e vet e kanalizon tek ty duke të bërë të ndihesh keq ose zhvlersuar. Kjo është ajo që ndodhi me mua”, sqaroi Lakatari duke shtuar se raporti i tyre zgjati 6 vite.

E kujdeshme dhe e qartë në artikullimin e fjalëve, ajo sqaroi se e ka pasur shumë të vështirë t’i jap fund lidhjes. “E pashë veten në këtë marrëdhënie, nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur me mua. Pse isha unë në atë marrëdhënie?Pse më kishte ndodhur mua? Si është e mundur që kisha arritur deri aty? Si e kisha humbur veten? I dhashë fund kësaj marrëdhënie, me vështirësi por i dhashë fund. Dhe rilindja ime ka qenë një proces që ka zgjatur rreth 2 vite.

Lekatari nuk e ka përmenduar emrin e ish-partnerit, por mësohet se ai është reperi Bim Bima, i cili është mjaft i njohur për publikun e Kosovës.

Më poshtë video e emisionit:

https://www.youtube.com/watch?v=YH-fOFWIeJI

 

Të fundit