Flash News

KRYESORE

"Isha vajza më e shkurtër e lokalit", Roza Lati tregon për herë të parë si është njohur me Stinen

"Isha vajza më e shkurtër e lokalit", Roza Lati tregon

Roza Lati dhe Stine kanë qenë të lidhur prej tre vitesh dhe baladat e famshme te Stines këtu e para shumë vitesh, që "çmendën" gjithë dynjanë, ishin dedikime për Rozën.

Mirëpo, lidhja e tyre përfundoi pas tre vitesh por ata vazhduan të ishin n qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave. Konkurrimi i tyre në "Dance Ëith Me" si çift, bëri bujë të madhe. Kjo pasi nuk ishte parë më parë në ekranet shqiptare që një ish-çift të dashuruarish të ishin aq spontan dhe pa komplekse dhe të konkurronin bashkë si partnerë kërcimi.

Roza dhe Stine kanë ruajtur marrëdhënie shumë të mira dhe sa herë ata dalin bashkë në publik përbën lajm.

Në emisionin "Bukë me vete", Roza për herë të parë ka treguar teksa intervistonte Don Phenom, se si nisi lidhja e saj me Stinen.

“Ai ishte për të kënduar në një lokal…”- tha Roza duke e habitur Don Phenom, i cili mesa duket nuk ishte në dijeni të lidhjes së tyre.

“Ai po këndonte, unë isha vajza më e shkurtër e lokalit se të tjerat ishin miss-e. Ky djali kur po këndonte më drejtohej mua. Mua nuk më besohej që e kishte me mua. Por do ti, me mua e kishte. E pati me mua nja 3 vjet.”- rrëfeu Roza, duke lënë të nënkuptohet se po fliste për Stinen.

Të fundit