Flash News

KRYESORE

Ishe e sinqertë apo teatër? Hajdari sqaron ‘shpërthimin’ në Kuvend: Nuk di të bëj politikë ndryshe, 'opozitarët' që votuan s’ua di hallet

Ishe e sinqertë apo teatër? Hajdari sqaron

Deputetja Rudina Hajdari ka sqaruar arsyen e fjalimit me tone të forta në seancën parlamentare para se të votoheshin ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

E ftuar në ‘Opinion’, Hajdari u pyet nëse ai fjalim ishte i sinqertë apo teatër.

“Të jesh edhe i sinqertë dhe të mos gënjesh në politikë nuk shkojnë”, iu drejtua Fevziu.

“Nuk di të bëjë politikë ndryshe, politika duhet të jetë arti i të pamundurës. Ajo që bëra në Kuvend është mjeti i çfarë kam në dorë, tregova se Rama nuk mund të dilte më në aty në foltore”, tha Hajdari.

I pyetur për përçarjen e opozitës parlamentare duke votuar pro propozimit të PS, deputetja thotë se ka ndjerë keqardhje.

“për votat e sotme më erdhi keqardhje, se nuk i di hallet e atyre personave brenda. Aty jemi rastësisht. Unë u dhashë një shans për të reflektuar, por dështova”, tha Hajdari.

Të fundit