Flash News

KRYESORE

“Ishe me PD-në e tani me partinë tonë”, Pjerin Ndreu përplaset me komentuesin: S’ke pantallona ti...Kam qenë drejtues policie

Deputeti socialist Pjerin Ndreu reagoi ashpër ditën e sotme ndaj punonjësve të OSHEE-së, të cilët lanë pa drita për 4 orë zonën turistike të Tales.

Ndreu, në një postim në Facebook, teksa shprehej se nuk i interesonte se të kujt partie ishin punonjësit, i kërcënoi me protestë nëse nuk zgjidhej problemi.

Ndreu ka marrë komente të shumta nga “friends-at” në Facebook.

Një ndër to i shkruan, “O Pjerin ti fillimisht ishe me PD-në... tani je ba me partine tonë..s’ke kujt me ju qa zgjidhe problemin..”.

Ndërsa deputeti Ndeu ia kthen: “ Ca thu o shoku?! Me PD e as me PS s’kam qene. Kam qenë drejtues policie. E mo merr përsipër me njollosë mua në murin tim. Pikësëpari rri mirë si friend. Nëse ke hy me provoku e me me tregu mua biografinë, të bëj me dije se s’ke pantallona ti”.

Të fundit