Flash News

KRYESORE

‘Ishim si të mpirë, s’do e harroj kurrë’/ Linda Rama kujton kohët e vështira dhe jep një mesazh të fortë për gratë dhe vajzat

‘Ishim si të mpirë, s’do e harroj kurrë’/ Linda

Bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama ka qenë e ftuar në eventin e “Global Ëomen Club Kosovo 2019” në Prishtinë. Ajo ka qenë atje me ftesë të bashkëshortes së ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anitës.

Linda Rama dha një mesazh për gratë shqiptare duke kujtuar kohët e vështira të grave kosovare.

“Më duket se askush më shumë se vetë gruaja nuk mund të luftojë për lirinë në shtëpi dhe për çlirimin e shtëpisë së përbashkët nga gardhet që ngre koha e re, e nga hijet që sjell rrotull koha e shkuar”, tha Rama.

Bashkëshortja e kryeministrit shqiptar theksoi se fjalët ‘liri’ dhe ‘shtëpi’ janë vizioni më i bukur për Kosovën e re, dhe mbase përkufizimi më i sigurt për gruan shqiptare përtej kufijve gjeografikë.

“S’kam për ta harruar kurrë, ishim edhe ne si të hutuar, si të mpirë nga një tragjedi familjare, donim të ndihmonim sadopak dhe në komunikimet ku përpiqeshim të kuptonim, se për çfarë kishin ndonjë nevojë më specifike, çfarë u mungonte më shumë, nga fëmijët më të rritur dëgjonim më së shumti fjalën “liri”, ndërsa gratë fjalën “shtëpi”!

Sot, 20 vite nga ajo kohë nuk do të guxoja kurrsesi të thosha, këtu përpara jush se çfarë shkon a çfarë nuk shkon sot në Kosovë. As nuk do të doja kurrë të jepja mend, siç i themi ne, mbi çfarë duhet e çfarë s’duhet të bëjnë gratë dhe burrat e Kosovës. Por ato dy fjalë, “liri” dhe “shtëpi”, më janë dukur gjithnjë e më shumë, vizioni më i bukur për Kosovën e re dhe mbase, përkufizimi më i sigurtë për gruan shqiptare përtej kufijve gjeografikë”, tha ndër të tjera ajo.

Të fundit