Flash News

KRYESORE

Ishin fshehur në dhomën e motorit, kapen tetë shqiptarë të nisur ilegalisht drejt Irlandës

Ishin fshehur në dhomën e motorit, kapen tetë shqiptarë

Tetë shqiptarë janë kapur në tentativë për të kaluar ilegalisht drejt Irlandës.

Sipas mediave të huaja, shqiptarët ishin fshehur në dhomën e motorit të anijes së ngarkesave EEMS DART, e cila ka ndërprerë udhëtimin nga qyteti i Rouen në Francë destinacion Dogheda në Irlandë.

Për këtë aryse, anija është kthyer për në Cherbourg të Francës ku është bërë edhe dorëzimi i shqiptarëve te autoritetet dhe më pas, anija ka vijuar sërish udhëtimin drejt Irlandës.

Britania e madhe është kthyer vitet e fundit në ëndrrën e shumë shqiptarëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në territorin e saj në mënyrat më të ndryshme.

Të fundit