Flash News

KRYESORE

Ishin në Brazil për 'muaj mjalti', çifti shqiptar kapet në Romë me 5 kg kokainë në valixhe

Ishin në Brazil për 'muaj mjalti', çifti shqiptar

Një çift shqiptarësh është arrestuar në aeroportin e Fiumicinos në Romë të Italisë pasi në valixhen e tyre u gjetën 5 kilogram kokainë. Çifti kishte mbërritur në Romë nga Brazili, ku ndodheshin për muaji mjalti, dhe synonin të hynin në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.

Në pikën e kontrollit të aeroportit të Romës, autoritetet kanë dyshuar mbi dy shqiptarët dhe u kanë kërkuar që të hapin valixhet. Gruaja është përpjekur t’i shmanget kontrollit duke u thënë policëve se ishte shtatëzënë dhe pasi u ka treguar ekografinë ka thënë se rrezikonte gjithashtu dështimin e fëmijës.

Pavarësisht pretendimit të çiftit, autoritetet kanë vijuar kontrollet dhe kanë gjetur në valixhet e tyre 5 kg kokainë të pastër. Me këtë sasi droge mund të realizohej përgatitja e 100 000 doza kokainë me vlerë mbi 2 milionë euro.

Dy shqiptarët janë vënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Të fundit