Flash News

KRYESORE

Ishin nën hetim, KPK ndërpret vetingun për prokurorin, gjykatësen dhe punonjësin

Ishin nën hetim, KPK ndërpret vetingun për prokurorin,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka ndërprerë procesin e vettingut për një prokuror, një gjykatës dhe një punonjës. Mësohet se ky proces është ndërprerë pasi ata kanë dhënë dorëheqjen muaj më parë.

Vetingu është ndërprerë për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e cila është dorëhequr më 30 janar 2017-të; për prokurorin e Krujës Sulejman Tola i cili ka dhënë dorëheqjen në datë 26 janar 2017 dhe për për Eritan Shehun me detyrë ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë. Ky i fundit ka  dhënë dorëheqjen para një viti dhe për ketë arsye i është ndërprerë vettingu.

Sipas ligjit të dorëhequrit dalin jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet dhe paguhen për 3 vjet. Po ashtu, të dorëhequrit para procesit të vettingut nuk hetohen penalisht.

Të fundit