Flash News

KRYESORE

‘Ishin votime, jo zgjedhje’, Kapllanaj në sinkron me Voltana Ademin: Nuk do t’ua lëshoj karrigen socialistëve

‘Ishin votime, jo zgjedhje’, Kapllanaj në sinkron me Voltana

Pas kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, edhe një tjetër kryebashkiak është shprehur hapur se nuk do t’ua lëshojë karrigen pasardhësve socialistë.

Në një intervistë për Fax Neës, kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, tha se do të qëndrojë në detyrë deri në 13 Tetor, datë kur është bërë dekretimi i zgjedhjeve lokale nga ana e presidentit Meta.

Kapllanaj tha se 30 qershori kishte vetëm votime, por jo zgjedhje, për shkak se nuk kishte alternativa, dhe kjo solli që më pak se 20 % e mallakastriotëve të dilnin në votime.

Ai bëri një llogaritje të votave të marra më 30 qershor nga socialistët, dhe tha se 2015-tën kur ai është zgjedhur, kandidati i PS ka marrë të paktën 2 mijë vota më pak se kundërshtari që Kapllanaj ka pasur 4 vite më parë.

 “Ne nuk i njohim këto zgjedhje, nuk bëhet fjalë për një karrige kryetari, bëhet fjalë për të luftuar objektivat për një Shqipëri demokratike, ku të vendosin qytetarët, dhe ku vota të mos blihet, duke nxjerrë në fund një rezultat të manipuluar. Çdo gjë ka dalë në shesh nga përgjimet, edhe pse qytetarët edhe më parë e kishin kuptuar këtë. Ka tendenca për të bërë një parti shtet, të cilën e kemi refuzuar dhe rrëzuar njëherë në vitet ‘90”, u shpreh Kapllanaj.

Në lidhje me protestën e dhjetë kombëtare të opozitës që do të zhvillohet sonte në orën 20.00, Kapllanaj tha se protesta është e drejta e çdo shqiptari kundër këtij regjimit që drejton sot shtetin.

Të fundit