Flash News

KRYESORE

“Ishit në varkën e gabuar dhe hipët po në varkën e gabuar”, reagon kreu i PD në Shkodër pas largimit të këshilltarëve të LSI drejt PS

“Ishit në varkën e gabuar dhe hipët po në varkën

Ditën e djeshme 4 këshilltarë të LSI u larguan drejt PS në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Ata janë Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Rozadevukaj. Katër anëtare të Këshillit Bashkiak kanë deklaruar bashkimin me PS-në, duke fajësuar atë që e cilësojnë “koalicion anti-perëndimor LSI-PD”.

Pas kësaj deklarate vjen edhe reagimi i kreut të PD, në Shkodër, Ramiz Çobaj, i cili përmes një statusi në facebook u përgjigjet 4 ish-këshilltarëve të LSI, duke i cilësuar si “gaztorët e Shkodrës”.

Çobaj i këshillon që të mos merren me PD, por t’u gëzohen benefiteve të premtuara nga PS.  

“Sot, 4 Këshilltarë të Këshillit Bashkiak Shkodër, deklaruan se largohen nga Levizja Socialiste për Integrim duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Deri këtu nuk shoh ndonjë çudi sepse brenda shtëpisë janë dhe dy forcat që përfaqësonin apo që duan të përfaqsojnë sot e tutje, dy gjysmat e një të keqe janë….

Por kur deklarojnë se “….Për fat të keq LSI dhe PD lanë pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve, duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja….”, ata bëhen gaztorët e Shkodres.

“Keni ngatërruar rresht” o keshilltarë, sepse Shkodres dhe shqiptarëve po ua rikujton të kaluarën me fjalë e me vepra koalicioni ku ishit dhe ku pretendoni se po shkoni (PS & LSI), që ne fakt nuk po shkoni askund, por aty ku ishit…..

Sipas këtyre keshilltarëve e ardhmja e tyre dhe e Shkodres qenka PS-ja me sekretarin e I-rë të PPSH Gramoz Ruçi, me djalin e antarit të KQPPSH dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor Edvin Ramen, me djalin e sekretarit I-rë të PPSH-së Ditmir Bushati e shumë e shumë të tjerë….qesharake….

Aman, mos u bëni qesharakë me këto deklarata, por gëzojuni atyre benefiteve të premtuara e mos u merrni me PD, e cila ka qenë, është dhe do mbetet shpresa e madhe e shqiptarëve.

Ishit në varkën e gabuar dhe hipët po në varkën e gabuar…..”, shkruan Çobaj.

Reagimi i Kryemadhit

Në një prononcim për mediat teksa uronte dje Sulltan Nevruzin, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi largimin e këshilltarëve të LSI dhe tha se çdo anëtar i është i lirë për të qenë kudo.

“Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqenie dhe më shumë begati”, tha Kryemadhi.

Të fundit