Flash News

KRYESORE

ISHP: Shqipëria imune ndaj Covid-19, 60% të rasteve të testuara nga Tirana

ISHP: Shqipëria imune ndaj Covid-19, 60% të rasteve të testuara

Shqipëria deri tani rezulton e paprekur nga coronavirus-i.

Silva Bino, shefja e Departamentit të Infektivit në Institutin e Shëndetit Publik ka sqaruar se rastet e dyshuara deri tani kanë rezultuar negative.

Sipas Binos 60% prej këtyre rasteve vinin nga Tirana, më pas nga Durrësi, Vlora etj.

“Nga rastet e testuara, 60% vinin nga Tirana, më pas nga Durrësi, Vlora, Fieri , Shkodra, Elbasnai dhe Lushnja. Shpërndarje ka patur në gjithë Shqipërinë në varësi të udhëtarëve. Po zgjerojmë hartën e personave që do testojmë. Për këtë kemi përcaktuar llojin e karantinës, kur pacienti vetizolohet në shtëpi dhe karantina qeveritare për personat që nuk kanë mundësi të kryejnë vetë karantinën”, tha Bino, e cila po ashtu përsëriti masat higjieno-sanitare, pasi sapuni zhduk virusin.

Të fundit