Flash News

KRYESORE

ISHSH “kthehet” në detyrë: 1510 inspektime në një ditë, gjobiten katër subjekte

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, nisur nga situata e krijuar nga koronavirusi, ka zbritur në terren për të kryer inspektime te bizneset që ofrojnë shërbime kryesisht në fushën e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore. Sipas një komunikate zyrtare, ISHSH thotë se ka vendosur 14 gjoba në ditët e fundit, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme ka kryer 1510 inspektime dhe ka vendosur 4 gjoba, të cilët kapin vlerën nga 50 mijë lekë në 1 milion lekë.

“ISHSH, dega rajonale Gjirokastër, bazuar në denoncimin e ardhur nga Salla e Policisë, ka vendosur gjobë në vlerën 1 000 000 lekë ndaj subjektit bar/restorant me person fizik S. Ç. NIPT K33111627 Ë, i cili u konstatua i hapur në shkelje të Urdhërave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve.

ISHSH, dega rajonale Durrës, ka vendosur gjobë 500 000 lekë ndaj subjektit me NIPT K71923501P, person juridik “Gourmet & Co”. Subjekti u konstatua se ushtonte aktivitetin në kushte të papërshtatshme dhe ishte bërë pike grumbullimi për shumë klientë.

ISHSH, dega rajonale Dibër, ka vendosur 2 (dy) gjoba në vlerën 50 000 lekë, secila për dy subjekte. Subjekti me aktivitet market, me person juridik “JASHARI”, NIPT K47129716U dhe subjekti me aktivitet farmaci dhe NIPT: J66702708D”, thuhet në njoftimin e ISHSH.

Të fundit