All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

I ishte bërë ves/ Del nga burgu dhe kryen tri vjedhje në dy ditë. Kush është 'hajduti serial' që u arrestua për një HTC

I ishte bërë ves/ Del nga burgu dhe kryen tri vjedhje në dy
All - Paragraf - 1

Një 24 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi i mori me dhunë  telefonin një gruaje.  Saleo Stojani, njofton komunikata e Drejtorisë së Policisë, banues në Korçë, është dënuar edhe më parë për “vjedhje” dhe “plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas gjatë dy ditëve të fundit, dyshohet se ka kryer edhe tri vjedhje të tjera. Stojani u kap mbrëmjen e së mërkurës pasi te rruga “Ded Gjo Luli”, i kishte vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias.

All - Paragraf - 3

Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular i markës “HTC”.

 Në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i vjedhjes së dy biçikletave personave të ndryshëm. 

Stojani sapo kishte dalë nga burgu, thekson komunikata e Policisë.

Të fundit