Flash News

KRYESORE

Ishte bllokuar nga bora, Forcat e Armatosura i shpëtojnë jetën nënës së dy fëmijëve

Ishte bllokuar nga bora, Forcat e Armatosura i shpëtojnë jetën

Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit një 38-vjeçare, e cila ishte e bllokuar në shtëpinë e saj, në fshatin Tejdrinë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

38-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, paraqitej me temperaturë të lartë  dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.

Efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit dhe një mjet i rëndë, u nisën drejt fshatit Tejdrinë por për shkak të trashësisë së borës, ushtarakëve iu desh të ecnin edhe për rreth 1 orë e gjysmë në këmbë deri në shtëpinë e të sëmurës.

Tashmë 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Kukësit nën kujdesin e mjekëve.

Të fundit