Flash News

KRYESORE

Ishte çdo gjë gati, por Kamza dhe Besëlidhja refuzojnë të dalin në fushë, shtyhet finalja e Kategorisë së Parë

Ndeshja Kamza-Besëlidhja e programuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 14:00 nuk do të zhvillohet.

Burime pranë policisë konfirmojnë se shkak për këtë është bërë mungesa e uniformave blu për të garantuar këtë takim. Për këtë arsye, edhe skuadrat nuk kanë dalë në fushën e lojës, raporton newsport.al.

Sfida Kamza-Besëlidhja nuk do të merret përsipër nga policia dhe ende nuk dihet se kur do të luhet.

Kjo përballje është e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë, Grupi A, një ndeshje që do të përcaktojë edhe skuadrën që do të ngjitet në Superligë.

Në faqen e skuadrës së Kamzës një orë më parë shkruhej se çdo gjë ishte gati, madje kishte filluar edhe festa, e cila përfundoi pa dalë skuadrat në fushë.

Të fundit