Flash News

KRYESORE

Ishte imazh i “Gulf”, pas akuzave reagon Bes Kallaku: Do ndjek anën ligjore!

Skandali i kompanisë “Guf”, përfshiu dhe aktorin e humorit Bes Kallaku, i cili ka qenë imazh i kësaj kompanie.

Besi u akuzua nga fansat për mashtrim, ndërsa deri më sot nuk kishte ardhur asnjë sqarim nga vetë aktori.

Pas ‘sulmit’ dhe nga opinionisti Olti Curri,  Besi ka vendosur të flasë në lidhje me gjithë këtë situatë, duke u shprehur se njësoj si të tjerët edhe ai është i dëmtuar nga kjo kompani. Ai shton se do t’i drejtohet rrugës ligjore.

“Sqarim: Ju bëj me dije se kisha rënë dakord që unë të isha imazh i kompanisë Gulf për një kohë prej 7 muajsh duke filluar nga muaji dhjetor. Gjatë këtyre ditëve e kam marrë vesh nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie. Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve që lidhin figurën time kur njësoj sit ë gjithë të dëmtuarit edhe unë jam pjesë e këtij dëmtimi të imazhit tim moral dhe ekonomik. Më vjen keq për çdo kënd të dëmtuar dhe të mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirëkuptoj këdo. Gjithashtu edhe unë do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt!” –shkruan Besi në Instagram.

Të fundit