Flash News

KRYESORE

Ishte infiltruar nga Teherani kundër MEK-ut, shpallet ‘non grata’ iraniani i rrezikshëm në Shqipëri; Lleshaj firmos urdhrin për dëbimin e tij

Ishte infiltruar nga Teherani kundër MEK-ut, shpallet ‘non

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të një agjenti të autoriteteve Iraniane me motivacionin si person i padëshiruar. Vendimi për dëbimin e shtetasit iranian, Dabiel Kassrae, është marrë bazuar në informacionet e SHISH, strukturës së anti-terrorit në polici dhe homologëve të huaj.

Kassrae, i cili vepronte si një agjent i autoriteteve iraniane në Shqipëri është shpallur sot non-grata nga autoritetet shqiptare, ndërsa i është kërkuar të mos shkel vendin tonë për një periudhë 15-vjeçare.

Antiterrori e ka cilësuar iranianin njeri me rrezikshmëri të lartë, që vëzhgonte opozitën iraniane (MEK), e cila është vendosur në Manëz. Momentalisht Kassrae është duke u mbajtur në një qendër pritëse në Vorë, ndërsa ministri Lleshaj ka firmosur urdhrin për dëbimin e tij.

Kujtojmë se, në janar 2020 autoritet shqiptare kanë dëbuar dy diplomat të Ambasadës Iraniane në Tiranë. Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin “Shiraz” që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje speciale nga ana e Iranit, u dëbuan nga territori shqiptar, pas informacioneve se kryenin veprimtari të kundraligjshme në Shqipëri.

Sipas informacioneve të dy diplomatët e dëbuar dyshohet se ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish-shefit suprem të trupave “Quds”, të gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme aso kohe saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

Të fundit