Flash News

KRYESORE

Ishte kandidat për KLP-në, shkarkohet prokurori i Tiranës; KPK: Ka kontakte me persona të përfshirë në krim

Ishte kandidat për KLP-në, shkarkohet prokurori i Tiranës; KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Shpëtim Kurti, i cili ishe njëkohësisht edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas ILDKPKI, Prokurori Shpëtim Kurti s’ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ndërsa KPK duke iu referuar DSIK thotë se prokurori Kurti është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën sepse ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe tendecë të jetë pjesë e krimit.

“Sipas DSIK, subjekti është i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe dyshohet se ka tendencë të jetë pjesë e krimit. Ai ka kontakte të papërshtatshme në më shumë se një rast dhe Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) mund të vihet nën presionin e krimit”, shprehet KPK.

Në karrierën e tij, Shpëtim Kurti ka mbajtur edhe postin e zëvendësdrejtuesit të Prokurorisë së Tiranës.

Të fundit