Flash News

KRYESORE

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në rezervuar 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatit Bletas të Maliqit. Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuar.

Policia njofton se shtetasi me inicialet G.K., ishte larguar pa lënë gjurmë nga banesë. Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë dhënë alarmin në polici, ku kjo e fundit nisi edhe kërkimet.

Informacion paraprak

Më datë 14.01.2018, jemi njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë) është gjetur i mbytur shtetasi G.M, rreth 65 vjeç, banues në Podgorie-Maliq.

Nga të dhënat e para dhe kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se shtetasi i mësipërm vuante nga depresioni dhe më datë 13.01.2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Të fundit