Flash News

KRYESORE

Ishte larguar nga shtëpia, gjendet trupi i pajetë i gruas pranë një pallati në Pogradec

Ishte larguar nga shtëpia, gjendet trupi i pajetë i gruas pranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku rreth orës 3:40 të mëngjesit të sotëm, është gjetur trupi i pajetë i një shtetase me iniciale I.Ç, 36 vjeç, banuese në fshatin Starovë. Trupi i saj u gjend  pranë një pallati në lagjen nr 1 të këtij qyteti.

Bashkëshorti i saj A.Ç deklaroni se gruaja e tij vuante nga depresioni dhe se ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se I.Ç është hedhur nga pallati pasi janë konstatuar dëmtime në trupë dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit për ekzaminime të detajuara, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit