Flash News

KRYESORE

‘Ishte mbyllur dy muaj’, Brataj flet për përhapjen e koronvirusit në Spitalin Francez

‘Ishte mbyllur dy muaj’, Brataj flet për përhapjen e

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pohoi se rastet e shfaqura në QSUT me koronavirus nuk mund të tregojnë se spitali është kthyer në vatër të infeksionit

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ Brataj sqaroi edhe disa nga arsyet që mund të kenë çuar në përhapjen e virusit. Sipas tij, me lehtësimin e masave, qytetarët kanë neglizhuar edhe masat duke bërë që dhe rastet të shfaqen dhe në spital, siç është dhe Spitali Francez.

“Unë nuk jam politikan. S’ka asnjë strukturë që nuk u infektua. Spitali nuk është kamp. Ne patëm nga 8 marsi dhe këtej persona të infektuar. U ndërprenë të gjitha aktivitetet e programuara. S’pati pacientë në repartet tona që të trajtoheshin, si nga frika. Spitali francez, apo Hematologjia, ishin mbyllur 2 muaj.

Si u përhap infeksioni?

Me neglizhencën e masave, ku 2-3 persona futen brenda. Spitali Francez ka të bëjë direkt me sytë ku kontakti është i drejtpërdrejtë. Në një supermarket apo lokal ka grumbullime. Kur ju thua: Ju lutem ruani distancën, ata te shohin”: Akoma po na gënjeni ju?! S’mund të thuash që 9 veta që pati në QSUT, është një vatër. Italia pati 25 mijë personel mjekësor të infektuar. Pse nuk flasim dhe themi: kemi më pak nga të gjithë të vdekur”, tha Brataj./BW

Të fundit