Flash News

E-TJERA

“Ishte merita e Zahos më shumë se e imja”, Rama tregon telefonatën me kryebashkiakun: Më tha e gjetëm

“Ishte merita e Zahos më shumë se e imja”, Rama tregon

Kryeministri Edi Rama ka dalë paksa nga konteksti politik, ndërsa merrte pjesë në projektin mbi rrjetëzimin e Piramidës në Tiranë.

Duke folur për realizimin e këtij projekti, Rama foli edhe për meritën që kishte dhënë djali i tij i vogël Zaho, si dhe telefonatën me kryetarin e bashkisë, Erjon Veliaj.

“Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer rrugën për pjesën e të rinjve trendi të Tiranës, komunitet minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës, që rrezikonte ta kthente në qendër të ardhur me sforcim në kohë, kurse unë i thosha fëmijët, fëmijët,  kjo ishte merita e Zahos më shumë sesa imja dhe e mbaj mend një ditë kur ai më telefonoi i ekzaltuar, ashtu si telefon gjithmonë edhe për një pusetë, edhe për një projekt transformues, e me tha: E gjetëm lal, u zgjidh kjo punë, por e kam mësuar se pas gjetjes gjetja që jetë mbrapa, e faktikisht më foli për projektin që është diçka përtej endrrës time më të bukur” , u shpreh Rama, i cili foli për projektin që bën bashkë fëmijët dhe teknologjinë. “Është kohë të forcojë pasurodet për tu mbrojtur nga Zaho”, u shpreh shefi i qeverisë.

Të fundit