Flash News

KRYESORE

Ishte ndërmjetësues për trafikimin e sasive të mëdha me kanabis në Itali, arrestohet i riu nga Tirana

Ishte ndërmjetësues për trafikimin e sasive të mëdha me

Arrestohet në Tiranë një 38-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, së bashku me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur arrestimin e Gj. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake e Romës ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”, maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.

“Drejtësia italiane ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ky shtetas, në rolin e ndërmjetësuesit, i ndihmuar dhe nga persona të tjerë, ka arritur t’i dorëzojë një shtetasi italian (trafikant droge), një sasi të madhe cannabis-i, e cila më pas është sekuestruar nga policia italiane, duke vënë para drejtësisë gjithë autorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal të kundërligjshëm.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, sqaron policia.

Të fundit