Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim, arrestohet ish-zyrtari i Hipotekës

Ishte në kërkim, arrestohet ish-zyrtari i Hipotekës

Policia e Fierit ka arrestuar ish-juristin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të këtij qyteti. Ai ishte shpallur në kërkim që në muajin maj të këtij viti për akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Juristi Ervis Bregasi ishte denoncuar në media pasi kishte kryer një akt korruptim ndërkohë që Gjykata e Fierit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Bregasi u shkarkua nga detyra menjëherë pas publikimit të rastit në media.

 

Të fundit