Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim ndërkombëtar për përdhunim, rrëmbim dhe akuza të tjera, arrestohet në Tiranë

Ishte në kërkim ndërkombëtar për përdhunim,

Policia e Tiranës ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar, i cili ka qenë i dënuar nga drejtësia italiane për përdhunim, rrëmbim dhe vepra të tjera penale.

I arrestuari me inicialet E.B është i moshës 30 vjeç dhe banues në Tiranë.

Ai u arrestua nga policia ne rrugen ”Arkitekt Sinani”, ne kryeqytet.

“Arrestimi i përkohshëm i tij u krye pasi shtetasi E. B. ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera”- njofton policia.

Njoftimi i policisë

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, Sektori i Forcës së Posaçme Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, zhvilloi një operacion për kapjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane, si rezultat i të cilit, në rrugën ”Arkitekt Sinani”, Tiranë, u bë e mundur kapja e 30-vjeçarit E.B., banues në Tiranë.

Arrestimi i përkohshëm i tij u krye pasi shtetasi E. B. ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Të fundit