Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim nderkombëtar për vjedhje, 47-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Qafë Morinës

Ishte në kërkim nderkombëtar për vjedhje, 47-vjeçari

Një 47-vjeçar, në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, është arrestuar ditën e sotme në Qafë Morinë nga shërbimet e policore në bashkëpunim me Interpol Tirana. 47-vjeçari me inicialet H.H. banues në Smolicë, Kosovë ishte në kërkim pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen në Gjermani kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg për vepren penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg. Ndërkaq, personi pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohet me qëllim esktradimi drejt Gjermanisë, një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Kapja, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiarna.

Shërbimet e Policisë Kufitare, me rihapjen e kufijve, kanë marrë masa duke shtuar kontrollet për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar H. H. (K)., 47 vjeç, banues në Smolicë, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit.

Të fundit