Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim në SHBA, arrestohet ‘hackeri’ fierak, pjesë e grupit ‘Infraud’ që grabitën 530 mil dollarë

Ishte në kërkim në SHBA, arrestohet ‘hackeri’ fierak,

Policia e shtetit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të iniciuar nga SHBA, në bashkëpunim me disa shtete ka arrestuar një 25-vjeçar, pjesëtari i organizatës kriminale në fushën e krimeve kibernetike "Infraud".

Policia njofton se arrestoi shtetasin Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Sipas policisë, ndaj këtij shtetasi ka një urdhër arresti nga SHBA, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

Grupi i quajtur Infraud, ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale

 

 

 

Të fundit