Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim për pesë vepra penale, kapet 27-vjeçari banues në Tiranë

Ishte në kërkim për pesë vepra penale, kapet

Është kapur dhe ndaluar 27-vjeçari Alban Uka i shpallur në kërkim për pesë vepra penale; Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me datë 07.02.2018, në bashkëpunim me vëllain e tij (shtetasin A.U, i cili është në kërkim), në fshatin Baz Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe më pas kanë goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E.Ç .

Njoftimi i Policisë Mat:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit : Alban Uka, 27 vjeç, banues në Tiranë.

 Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me datë 07.02.2018, në bashkëpunim me vëllain e tij (shtetasin A.U, i cili është në kërkim), në fshatin Baz Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe më pas kanë goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E.Ç .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat për këtë shtetas ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 84,278/1, 274, 150 , 89,e 25 të Kodit Penal.

 Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Të fundit